LAJMI I FUNDIT:

Vdes në moshën 24-vjeçare nga mbidoza, modeli dhe sipërmarrësi amerikan Harry Brant

Vdes në moshën 24-vjeçare nga mbidoza, modeli dhe sipërmarrësi amerikan Harry Brant

Harry Brant, një model dhe sipërmarrës, ka vdekur, thanë prindërit e tij në një deklaratë të marrë nga CNN.

Ai ishte 24 vjeç.

Brant, djali i modeles Stephanie Seymour dhe biznesmenit Peter Brant, vdiq nga një mbidozë aksidentale, thanë familja e tij.

“Është trishtuese që ne ndajmë me ju lajmin se djali ynë i dashur, Harry Brant, humbi betejën e tij me varësinë dhe vdiq për shkak të një mbidoze aksidentale të ilaçeve me recetë. Zemrat tona janë copëtuar. Harry donte të kapërcente varësinë e tij dhe ishte vetëm disa ditë nga rikthimi në rehabilitim”, lexohej në deklaratën e tyre.

“Harry nuk ishte vetëm djali ynë, ai ishte gjithashtu një vëlla i mrekullueshëm, nip i dashur, xhaxhai i preferuar dhe një mik i dashur. Ai ishte një shpirt krijues, i dashur dhe i fuqishëm që solli dritë në zemrat e kaq shumë njerëzve. Ai ishte me të vërtetë një person i bukur brenda dhe jashtë”, vazhduan ata.

Harry Brant (Foto: PATRICK KOVARIK/AFP via Getty Images/Guliver)

Brant e donte modën dhe ndihmoi në zhvillimin e një linje kozmetike unisex, sipas familjes së tij.

“Ai arriti shumë në 24 vitet e tij”, shkruan ata. “Por ne kurrë nuk do të kemi mundësinë të shohim se sa më shumë Harry do të mund të kishte bërë”.

“Ne do të trishtohemi përgjithmonë që jeta e Harryt u ndërpre nga kjo sëmundje shkatërruese. Kërkojmë që ju lutemi të respektoni privatësinë e familjes tonë ndërsa përpiqemi të përballojmë humbjen e djalit tonë të bukur”, përfunduan deklaratën familja e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Seriali

Seriali "The Gentlemen" është një sensacion në internet, por shikuesit janë të bezdisur vetëm nga një detaj i tij

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Kalo në kategori