LAJMI I FUNDIT:

Vdes mjeku në Britani të Madhe, i cili paralajmëroi kryeministrin Johnson për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

Vdes mjeku në Britani të Madhe, i cili paralajmëroi kryeministrin Johnson për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

Një mjek që paralajmëroi kryeministrin britanik Boris Johnson për mungesën e pajisjeve mbrojtëse (PPE) për punëtorët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka ndërruar jetë pasi u infektua me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, urologu konsulent, Abdul Mabud Chowdhury, 53 vjeç, vdiq të mërkurën në Spitalin e Queen’s në Ramford, në lindje të Londrës.


Pesë ditë para se të pranohej në spital, Dr.Chowdhury kishte apeluar për “pajisje mjekësore dhe mjetet e duhura” për “të mbrojtur veten dhe familjet në Britani të Madhe”.

Ndryshe, numri i të infektuarve nga coronavirusi në Britani të Madhe ka shkuar në 65 mijë, ndërsa 7,993 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/