29 vjeçarja që kishte pranuar se e kishte kryer vrasjen, sot është gjetur pa shenja jete në qelinë e burgut.

Ajo dhe partneri i saj Marisz Krezolek janë dënuar në gusht të vitit 2013, për vrasjen në mënyrë brutale të 4-vjeçarit.


Daniel përpara se të vritej është rrahur, torturuar dhe e kishin lënë pa bukë për ditë të tëra, transmeton Klan Kosova.

Daniel ishte mbyllur në një kuti të vogël në të cilin kishte qëndruar i “burgosur” për së paku pesë muajt e fundit të jetës së tij.

Çifti për të zbutur erën e rëndë, kishin përdorur aromatizues, e për pak sa nuk janë mashtruar policët kur kishin shkuar në dhomën në të cilin kishte vdekur 4-vjeçari.

nana2

Gjykatësja e këtij rasti, Laura Cox, e përshkruan mënyrën e vrasës së Daniel,si shumë mizore. Vrasje kjo sipas saj, e kryer nga njerëz që e dinin shumë mirë se çfarë po bënin.