Ka ndërruar jetë aktori Fred Ward.

Ward, i njohur për rolin e tij në “Tremors”, kaloi vitet e fundit të jetës së tij duke zhvilluar aftësitë e tij në pikturë, tha përfaqësuesi i aktorit për Fox News Digital.

“Me pikëllim njoftoj ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Fred Ward, i cili ndërroi jetë të dielën, më 8 maj 2022, në moshën 79-vjeçare”, tha përfaqësuesi Ron Hofmann.

Fred Ward (Foto: Fox News)

Shkaku i vdekjes së Ward nuk është bërë i ditur.

Vdes në moshën 65-vjeçare aktori i “Sex and the City”, Bruce MacVittie Vdes në moshën 65-vjeçare aktori i “Sex and the City”, Bruce MacVittie

Fituesi i “Golden Globe”, aktori dhe producenti, njihet më së shumti për “The Right Stuff”, “Remo Williams: The Adventure Begins”, “Tremors”, “Miami Blues”, “Henry & June”, “The Player” dhe “Short Cuts”.

Fred Ward (Foto: Getty Images)

Në vitet e fundit, Ward u shfaq në shfaqje televizive si “10.5”, “In Plain Sight”, “The United States of Tara”, “Grey’s Anatomy”, “Leverage” dhe “True Detective”.

Fred ka lënë pas bashkëshorten Marie-France Ward dhe djalin e tij, Django Ward. /Telegrafi/

Fred Ward (Foto: YouTube)