LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Vazhdon të rritet numri i viktimave dhe rasteve me COVID-19 në Brazil, Meksikë dhe Indi

Për shkak të coronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1,071 vdekje, në Meksikë 539 dhe në Indi 551.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39,023 rastet e reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 1,839,850 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa me 1,071 vdekjet e reja në 24 orët e fundit numri i viktimave në Brazil ka arritur në 71,469.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorë është rajoni më i prekur në vend nga pandemia me 366,890 raste dhe 17,702 vdekje nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë numri i personave të shëruar nga virusi arrin në 1,100,873.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Presidenti Jair Bolsonaro, i cili njihet me veprimet e tij nënvlerësuese kundër pandemisë tha se ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Brazili, duke kaluar Britaninë e Madhe u bë vendi i dytë në botë pas SHBA-së ku janë “regjistruar më shumë vdekje dhe raste me COVID-19”.

Instituti i Gjeografisë dhe Statistikave të Brazilit ka njoftuar se në muajin maj tek 4.2 milionë njerëz janë shfaqur simptoma të ngjashme të COVID-19 si humbje e shijes dhe aromës, kollë dhe temperaturë e lartë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, Brazili radhitet në vendin e 2-të në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Meksikë, 539 vdekje të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 539 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 34,730. Ndërsa me 6,094 raste të reja është rritur në 295,268 numri i rasteve me COVID-19.

Deri më tani në vend janë shëruar 180.532 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Indi, 551 vdekje të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28,637 raste të reja duke e rritur në 849,553 numrin e rasteve ndërsa me 551 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 22,674 numri i viktimave nga COVID-19.

Deri më tani numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 534,620 persona.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e tretë në botë përsa i përket numrit të rasteve.