Ekonomia në Rusi përveç problemeve me pandeminë COVID-19 pritet të përballet edhe me rënien e kërkesës për gaz, si dhe çmimet e ulëta të tij.

Agjencia Kombëtare e Vlerësimit (NRA), bazuar në trendin e eksportit deri me tani, ka thënë që eksporti i gazit rus, për këtë vit pritet të jetë më i vogël për rreth 16 për qind.

Rënia e kërkesës për gazin rus do të qoj me rënie të prodhimit me rreth 6.4 për qind.

Gjatë periudhës janar-shtator 2020, prodhimi i gazit në Rusi kishte rënë me rreth 8 për qind.

Gjithashtu rënie do të ketë edhe çmimi i gazit, i cili nëse krahasohet me çmimin mesatarë prej rreth 211 dollarë që ishte gjatë vitit 2019, pritet që gjatë këtij viti të bije në rreth 133 dollarë.

Rënia e prodhimit dhe çmimit e gazit, do të ndikojnë që të hyrat e parashikuara nga eksporti i gazit për këtë vit të jenë më të vogla, çka pritet të pasqyrohet drejtpërdrejt në buxhetin e Qeverisë ruse, i cili varet nga shitja e gazit dhe naftës.

Pritshmëritë ruse që rënien e kërkesës për gazin rus në Evropë do ta kompensojnë me rritjen e eksportit në Kinë, janë zbehur që në fillim.

Kina së fundmi ka njoftuar për gjetjen e burimeve të reja të fushave gazë mbajtëse. Shfrytëzimi i fushave të reja pritët që të rris prodhimin vendor dhe të zvogëloj varësinë ndaj gazit rus. Kjo do të ndikoj që Gazsprom të mos llogaris në rritjen e eksporteve në Kinë, çka do të ndikoj që edhe në vitet në vijim të ketë rënie të kërkesës për gazin rus.

Një ndër arsyet kryesore që ka rënie të kërkesës për gazin rus, është se Rusia e përdorë këtë për rritjen e ndikimit në shtetet ku e eksporton. Kjo ka ndikuar që pothuajse të gjitha shtetet, që deri me tani kanë qenë të varur nga gazi dhe nafta ruse të shikojnë të gjejnë mundësi të reja të furnizimit me gaz. /Telegrafi/