LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon protesta kundër KEK-ut

Vazhdon protesta kundër KEK-ut

Qytetarët e revoltuar me faturat e fryra të energjisë për muajin janar, do të vazhdojnë edhe sot protestën para Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Një ditë më parë protestuesit kanë hedhur poçe elektrik në drejtim të KEK-ut. Ata thanë se muaji mars po afrohet dhe faturat e reja me çmimet e çrregullta po vijnë, andaj kërkuan nga të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës.

Hedhja e rreth 50 poçeve elektrik dhe brohoritjet, sipas tyre janë përkujtim për KEK-un dhe të gjitha institucionet e ndërlidhura, që qytetarët mbesin përpara dyerve të kësaj korporate duke pritur përgjigje.

Në një komunikatë për media nga grupi i qytetarëve protestues, thuhet se ndaj qytetarëve kanë vazhduar shkyçjet me gjithë paralajmërimet që një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Kjo është raportuar edhe nga protestuesit e pranishëm.


Nga qytetarët e pranishëm sot në protestë përsëri është kërkuar që me protesta të vazhdohet çdo ditë deri në përmbushjen e kërkesave.

“Andaj edhe njëherë ftojmë sindikatat, grupet e ndryshme shoqërore dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në protesta. Ata qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë në Prishtinë, për të protestuar para selisë qendrore të KEK-ut, le të mblidhen pranë zyrave të KEK-ut nëpër vendbanimet e tyre. Muaji mars po afrohet, faturat e reja me çmimet e çrregullta po vijnë, qytetarët kërkojnë përgjegjësi për fryrjet dhe çrregullimet e faturave”, thuhet në komunikatën për media, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, bëhet e ditur se hapat e mëtutjeshëm të protestuesve, do të jenë në përputhje me veprimet e institucioneve dhe KEK-ut rreth çështjes së ngritur. Protesta e sotme si zakonisht do të mbahet para selisë qendrore të KEK-ut nga ora 12:00 në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

Brendi holandez Keune mirëpret sot stilistët e flokëve në seminar - EBC

EBC Cosmetics
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori