Është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, saktësisht nga votimi në përfaqësi diplomatike.
Sipas rezultateve të deritanishme, PDK radhitet e treta me 5.75% të votave, transmeton Telegrafi.
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, deri tani ka marrë 203 vota. I dyti më i votuar është Memli Krasniqi, me 114 vota.
Kandidatja Vlora Çitaku bëhet e ditur se ka marrë 98 vota, ndërsa kandidati Uran Ismaili 81 vota.
Në mesin e kandidatëve më të votuar është edhe Enver Hoxhaj me 72 vota.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës po vazhdon.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ndërsa rezultatet nga numërimi i votave të diasporës mund t’i gjeni duke klikuar këtu. /Telegrafi/