Në Gjykatën Penale në Shkup ka vijuar për të katërtën seancë me radhë të merret në pyetje udhëheqësi i ekipit të ekspertëve për aksidentin e “Durmo Tours” në Llaskarcë, Zekirija Zekiri. Shumica e pyetjeve të avokatit të shoferit të autobusit kundrejt Zekirit nuk ju pëlqenin avokatëve të “Durmos” të cilët vazhdimisht ankoheshin.
Ndër pyetjet “kontestuese” ishte në qoftë se këta ekspertë, kanë vizituar stacionin teknik AS Gostivar përgjatë përgatitjes së super-ekspertizës ndërsa në pyetjen se a i ka kontrolluar Zekiri disqet për frenim të autobusit, ai u përgjigje se nuk i kujtohet.
Ekspertët gjithashtu u ankuan te gjykatësja se avokati i shoferit të autobusit tenton ta hutojë Zekirin duke i parashtruar 10 herë të njëjtën pyetje, gjë që nxiti tension në gjykatë.
Rikujtojmë që aksidenti fatal që mori jetën e 16 udhëtarëve dhe 37 i la të plagosur ka ndodhur në vitin 2019 ndërsa epilogu gjyqësor duket ende të jetë larg./Alsat/