Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Është planifikuar që në seancën e sotme të shihen inçizimet e kamerave, të bëra më 27 prill vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e kaluar më 17 tetor dëshmoi dëshmitari i mbrojtur “S1”, i cili për tre orë u përgjigj para Prokurorisë, ndërsa për gjashtë orë dëshmoi para deputetëve të të akuzuarve.
Seanca e sotme do të jetë e para pas lëshimit nga burgu shtëpiak i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Sasho Vasilevski, Krsto Mukoski dhe Ljuben Arnaudov.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë gjithsej 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për nxitje./Telegrafi/