LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat në qytetet e Rusisë kundër vendimit të Putinit për mobilizim

Vazhdojnë protestat në qytetet e Rusisë kundër vendimit të Putinit për mobilizim

Protesta janë zhvilluar në të gjithë Rusinë të shtunën në përgjigje të vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për të mobilizuar rezervat ushtarake.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 300,000 njerëz do të thirren për të luftuar në Ukrainë, me fotografi nga Moska që tregojnë njerëzit duke përshëndetur familjet e tyre.


Njerëzit u mblodhën në disa qytete ruse sot në përgjigje të vendimit – duke përfshirë Novosibirsk dhe Tomsk në Siberi.

Ndërkohë, mijëra duket se po ikin nga Rusia – ndërsa frika rritet për rekrutimin më të gjerë.

Mësohet se pothuajse 100 persona janë arrestuar në protesta deri më tani, duke përfshirë 59 në Novosibirsk dhe 10 në Tomsk.

Korrespondentja e Sky News, Diana Magnay, tha se protesta ka pasur edhe në Moskë. Ajo thotë se shumica e të arrestuarve janë gra.

Mësohet se demonstrata po zhvillohen gjithashtu në Shën Petersburg, me arrestime të tjera të raportuara në zonë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori