Site icon Telegrafi

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur Elifen e zhdukur në vërshimet në Shkup

Edhe në ditën e 14 pas përmbytjeve, në rajonin e Shkupit vazhdon operacioni i kërkimit për vogëlushen 16 muajshe të familjes Fejzullahu, Elife Fejzullahu, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Tv21 bën të ditur se është angazhuar një grup i armatës prej 60 ushtarësh për ta kërkuar vajzën e humbur, por kësaj radhe pa ndihmën e bashkëqytetarëve.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Familjaret thonë se nuk kishin bërë thirrje tek qytetarët që t’iu dalin në ndihmë. Ata thonë se nuk do të heqin dorë deri në gjetjen e saj. Aksioni i sotshëm po kryhet në pjesën e epërme të Kamnikut afër shtëpive të para që gjenden pranë Qarkores./Telegrafi/

Exit mobile version