LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i seancës, këto janë pikat e rendit të ditës

Vazhdimi i seancës, këto janë pikat e rendit të ditës

Sot Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara më 17 maj 2018.

Seanca do të mbahet në ora 10:00.

Ky është rendi i ditës:

  • Votimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,
  • Votimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,
  • Votimi i Planit të veprimit për biodiversitetin 2016-2020,
  • Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për ndihmë juridike falas për vitin 2017,
  • Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
  • Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
  • Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,
  • Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,
  • Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,
  • Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
  • Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
  • Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori