Arkivolin me mbetjet e gruas që po ashtu është djegur, e kanë bartur gratë aktiviste, por edhe disa grupe të burrave.


Pjesëmarrësit e varrimit kanë kërkuar që qeveria t’i sjellë vrasësit e gruas së njohur si Farkhunda para drejtësisë.

fark1

Mohammad Zahir, zyrtar i lartë në Ministrinë e brendshme afgane, tha se nuk është gjetur dëshmi për “t’i mbështetur pretendimet se ajo e ka djegur Kuranin”.

fark2

Policia tha se Farkhunda ishte vrarë vonë më 19 mars nga një turmë e njerëzve, kryesisht meshkuj, të cilët e kishin rrahur, e kishin ndezur trupin e saj dhe e kishin hedhur në lum.

fark4

Presidenti Ashraf Ghani, e ka dënuar vrasjen e kësaj gruaje, duke e cilësuar si “sulm të tmerrshëm”, ndërsa ka urdhëruar edhe hetime. Policia tha se 13 vetë janë arrestuar lidhur me këtë vrasje. /Telegrafi/