Rreth 50 migrantë, varka e të cilëve ishte mbytur, u shpëtuan sot pranë Methoni, në jugperëndim të Peloponezit, nën sfondin e rritjes së fluksit të migrantëve në ishujt e detit Egje pranë brigjeve turke, njoftoi sot policia portuare greke.
Grupi i migrantëve, që kishin arritur të gjenin strehim në një grumbull ishujsh të vegjël shkëmbor, u dërguan në Methoni për t’u kuruar dhe identifikuar, theksoi policia portuare.
Autoritetet kërkojnë kryesisht të përcaktojnë itinerarin e tyre, që është i ndryshëm nga rruga që ndërmarrin kryesisht refugjatët dhe migrantët që i drejtohen Evropës që nga Turqia. /kp/