LAJMI I FUNDIT:

Variantet e reja të coronavirusit shqetësojnë ekspertët

Variantet e reja të coronavirusit shqetësojnë ekspertët

Shtetet e Bashkuara po ndjekin me vëmendje përhapjen e variantit më ngjitës të coronavirusit, i cili u zbulua për herë të parë në Britani. Zyrtarët britanikë paralajmërojnë se ky variant mund të jetë edhe më vdekjeprurës.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se nevojiten të dhëna shtesë për të vërtetuar nëse varianti është vërtetë më vdekjeprurës.

Zyrtarët janë të shqetësuar edhe nga një variant tjetër i coronavirusit, i shfaqur në Afrikën e Jugut, megjithëse nuk janë identifikuar raste të këtij varianti në Shtetet e Bashkuara.

Dr. Francis Collins, këshilltar i Presidentit Biden për coronavirusin, tha se të dhënat britanike janë paraprake dhe se nuk është e qartë nëse kërcënimi i variantit britanik vjen nga mutacionet në virus apo nga kushte specifike në sistemin shëndetësor britanik në këto momente.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive tha në një intervistë me rrjetin MSNBC se pret të shohë të dhënat e papërpunuara britanike para se të diskutojë rrezikun e vdekshmërisë nga variant i ri dhe se zyrtarët amerikanë po analizojnë ndikimin që mund të kenë variantet e reja tek efektiviteti i vaksinës.

Këto komente vijnë ndërkohë që Presidenti Joe Biden ka marrë një numër masash për të fuqizuar përgjigjen ndaj pandemisë. Presidenti prezantoi planin e tij strategjik për të ulur ritmet e përhapjes së virusit si dhe nënshkroi një numër urdhërash ekzekutivë për të shtuar prodhimin dhe vaksinave dhe rritjen e imunizimeve si dhe për të shtuar përdorimin e maskave. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori