LAJMI I FUNDIT:

Varane: Paraqitja më e mirë për Realin

Varane: Paraqitja më e mirë për Realin

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, është krenar me paraqitjen e tij golashënuese në barazimin e mbrëmshëm 1-1 ndaj Barcelonës.

“U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që luajta një ndeshje të tillë, gjithmonë është vështirë të luash kundër Barcelonës dhe skuadra luajti shumë mirë. Ka qenë ndeshja më e mirë e imja në fanellën e Real Madridit dhe dua të qëndrojë kështu”.

“Dua të jap më të mirën për Real Madridin dhe për këtë jam përpjekur të jap më të mirë pa bërë shumë presion në veten”.


“Mourinho më uroi, si edhe të gjithë bashkëlojarët. Ata ishin të kënaqur me mua dhe me golin tim”, ka thënë Varane. /Telegrafi/