Raphael Varane ka thënë se gjithmonë dëshiron që ta ketë Kyliab Mbappen në skuadër, derisa thashethemet rriten se sulmuesi mund të kalojë te Real Madridi.
Ylli i Paris Saint-Germian ishte lidhur me një kalim te Los Bnalcos gjatë kësaj vere që shkoi, ndërsa kishte shprehur dëshirën për një aventurë të re.
“Gjithmonë e dua Mbappen në skuadrën time”, ka thënë Varane për El Transistor.
“Nëse do më pyeste një ditë, do t’i thosha vetëm gjëra të mira për Real Madridin”, ka shtuar mbrojtësi i Los Blancos.
Mbappe ka hasur në vështirësi qysh në fillim të sezonit shkaku i lëndimit te PSG, mirëpo tani është afër të rikthehet nga lëndimi. /Telegrafi/