LAJMI I FUNDIT:

Valdet Rama të luajë për kombëtaren?

Valdet Rama të luajë për kombëtaren?

I sapo transferuar në elitën e futbollist spanjoll, Valdet Rama është vënë përsëri nën “llupën” e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Këtë e ka konfirmuar Redi Jupi, drejtori i ekipeve të kombëtares, duke folur për emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.

Jupi ka thënë se zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë udhëtuar për në Spanjë ditë më parë për ta takuar nga afër 26-vjeçarin, duke bërë me dije synimet që ta afrojnë atë me Kombëtaren Shqiptare.


Edhe vitin e kaluar, Rama ishte vënë në ndjekje të përfaqësuesve të FSHF-së, por në atë periudhë, ftesa në adresë të tij mungoi. Ditë më parë, shqiptari me origjinë nga Mitrovica, Valdet Rama, u transferua te skuadra e Valadolidit në Ligën e Parë spanjolle, ndërsa ai shihet si një nga talentet e radhës që mund t’i bashkohet ekipit tonë përfaqësues.

Mendohet se së shpejti mund të ketë edhe një ftesë zyrtare në adresë tij, edhe pse zyrtarët e FSHF-së janë ende në bisedime me lojtarin në fjalë./SportiShqiptar/