LAJMI I FUNDIT:

Valdano: Mourinho tregoi fuqinë

Valdano: Mourinho tregoi fuqinë

Ish-drejtori i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se Jose Mourinho e ka lënë në stol Iker Casillasin në humbjen ndaj Malagas në tentim për të vulosur autoritetin e tij në klub.

Besohet se Mourinho i ka përkeqësuar marrëdhëniet me kapitenin Casillas dhe e lë atë jashtë formacionit startues, një lëvizje që ka ngritur zjarr nëpër mediat spanjolle.

“Mourinho ka marrëdhënie të këqija me skuadrën e tij dhe prandaj ai po merr vendime të tilla. Ky ishte demonstrim i fuqisë së tij, ai e shtriu autoritetin e tij mbi një legjende të klubit”.

“Nuk e kuptoj se mund të jetë ky një vendim teknik. Nëse dënoni një lojtar në atë mënyrë, dënoni ekipin. Ishte vendim i madh dhe e di se ai e ka menduar për një kohë të gjatë edhe pse nuk i di arsyet e vërteta prapa kësaj”, ka potencuar Valdano. /Telegrafi/