Vala Pupovci tregon rëndësinë e konsumimit të peshkut gjatë qëndrimit në karantinë
Me përhapjen e coronavirusit përgjatë globit, njerëzit vazhdimisht janë duke blerë dezinfektues dhe produkte të higjienës për t’u përgatitur për vetizolim.
Por, rëndësi të madhe për parandalimin e coronavirusit ka edhe ushqimi, sepse forcimi i sistemit të imunitetit mund t’jua zvogëlojë rrezikun e infeksionit ose të paktën t’ju ndihmojë ta përballoni sëmundjen shumë më lehtë.
Vala Pupovci është dietologe dhe nutricioniste, e cila ka studiuar dietologjinë në Athinë duke marrë diplomë nga universiteti prestigjioz Coventry University.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka një sistem i fortë i imunitetit sidomos në këtë periudhë, në një intervistë për Telegrafin, Vala ka treguar se sistemi i fortë i imunitetit arrihet duke konsumuar llojllojshmëri ushqimesh, duke përfshirë pemët dhe perimet, drithërat dhe fasulet, mishin, vezët, yndyrat e shëndetshme dhe peshkun!
Pse duhet të konsumoni peshk gjatë qëndrimit në karantinë?
Siç tregon ekspertja, peshku është burim shumë i mirë i proteinave, zinkut, hekurit dhe vitaminës D – e të gjitha këto ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit.
“Peshku me sasi të lartë të yndyrës, si sardinat, trofta, salmoni dhe tuna, përmbajnë acide yndyrore omega-3, të cilat e rrisin funksionin e qelizave imunitare. Për më tepër, peshku, në kombinim me qëndrimin në diell e sigurojnë vitaminën D, e cila vështirë gjendet në ushqime të zakonshme dhe mungesa e saj lidhet me shumë sëmundje, duke përfshirë sëmundjet e eshtrave dhe ato imunitare”, ka treguar Pupovci.
Në studimet ku testohet efekti i omega-3 në viruse të ndryshme, tregohet aktivitet anti-viral dhe ngadalësim në shumimin e virusit influenza. Ndonëse këto studime nuk japin informacione për virusin Covid-19, ato mund të ndihmojnë.
Ndërsa në mënyrë që të rriten vetitë anti-inflamatore të peshkut, përgatitja me vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhër dhe kopër është kombinim i cili është shumë i shëndetshëm. Kjo duke marrë parasysh vetitë antimikrobiale të hudhrës dhe vetitë antioksiduese dhe anti-inflamatore të koprit.
Ajo rekomandon që të konsumoni të PAKTËN 1 herë në javë peshk të yndyrshëm me sasi të lartë omega-3, si trofta, tuna, salmoni apo sardelet. Dhe, duhet të konsumoni 1-2 herë në javë peshk me më pak yndyrë, si merluci apo levreku.
Përfitimet e konsumimit të peshkut
Dobia më e madhe e konsumimit të peshkut është efekti mbrojtës që tregon në shëndetin e zemrës, duke ulur inflamacionin, duke përmirësuar ritmin e zemrës dhe duke i ulur trigliceridet në gjak. Gjithashtu, siç tregon ekspertja Vala Pupovci, studimet e kanë vërtetuar se konsumimi i peshkut ndihmon në funksionin e mirëfilltë të trurit duke e rregulluar memorien dhe parandaluar depresionin.
Ndër tjerash, ajo thotë të keni parasysh se rekomandohet që të konsumoni peshk të freskët lokal, sepse peshqit lokalë i kanë përparësitë e veta, duke filluar nga shija dhe përbërja e vlerave ushqyese, e deri te siguria e produktit gjatë transportit.
Por, ku mund të gjeni peshk të freskët me vlera të larta ushqyese në Kosovë?
Fatmirësisht, në të gjitha supermarketet në Kosovë ju mund të gjeni peshk të freskët, të cilat furnizohen nga kompania “Trofta”.
Edhe gjatë kësaj periudhe kur Kosova po përballet me coronavirusin, kompania “Trofta” është duke e bërë shitjen e peshkut me shumicë dhe me pakicë në shitoren e peshkut “Trofta”, por edhe në të gjitha supermarketet e Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert