Vaksina eksperimentale e coronavirusit nga kompania farmaceutike Pfizer po testohet edhe tek grupmoshat e reja përkatësisht fëmijët e moshës 12-vjeçare.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, testimi i fëmijëve u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) në SHBA si dhe nga bordet e rishikimit institucional.

Pfizer ndau grupet e fëmijëve në adoleshentë të moshës 16 dhe 17 vjeç si dhe fëmijët më të vegjël të moshës 12 dhe 15.

Një ekip në Spitalin e Fëmijëve Cincinnati, përfundoi javën e kaluar vaksinimin e 100 fëmijëve të grupmoshës më të re, sipas Robert Frenck, i cili po drejton testimin e vaksinës Pfizer.

Njëri nga vullnetarët e rinj, Abhinav 12 vjeç, njëherësh nxënësi i klasës së shtatë – shpreson që vaksinimi i gjerë të ndihmojë që gjyshërit e tij të rifillojnë vizitat nga India si dhe klasat të kthehen në normalitet.

“Mendoj që secili person në shkollën time dëshiron të kthehet në normalitet”, tha ai për CNN. /Telegrafi/