Kompania amerikane Novavax ka lëshuar rezultatet e studimit që tregojnë se vaksina e saj kundër coronavirusit është e sigurt dhe krijon imunitet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rezultatet e vaksinës vijnë pas përfundimit të fazës së parë të testimit ku morën pjesë 131 vullnetarë.

Pas marrjes së dy dozave të vaksinës, pjesëmarrësit zhvilluan antitrupa neutralizues në nivele me më shumë se katër herë më të larta sesa antitrupat që zhvillohen nga personat e shëruar nga COVID-19.

U.S. agrees to pay Sanofi and GSK $2.1 billion for 100 million ...

Antitrupat neutralizues luftojnë coronavirusin që shkakton sëmundjen e COVID-19.

“Ky është një lajm i mirë dhe vërtet inkurajues”, tha kreu i Novavax, Gregory Glenn.

Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 18.6 milionë, kurse 702 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/