LAJMI I FUNDIT:

Vajzat ukrainase shesin foto nudo për të mbledhur para për ushtrinë e tyre

Vajzat ukrainase shesin foto nudo për të mbledhur para për ushtrinë e tyre

Nastsassia Nasko-s thotë ideja i lindi rastësisht.

Disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, ajo shkroi një kërkesë në Twitter duke pyetur nëse dikush me makinë mund të ndihmonte në evakuimin e një të njohuri nga Kharkiv, një nga qytetet e para të Ukrainës që u rrethua nga trupat ruse, transmeton Telegrafi.


Kur askush nuk iu përgjigj asaj, 23-vjeçarja shkroi në Twitter, me një gjysmë shaka, se do t’i dërgonte një foto nudo kujtdo që mund ta ndihmonte.

Brenda pesë minutave, ajo pranoi më shumë se 10 mesazhe. Pasi i dërgoi një foto nudo burrit që i ofroi ta ndihmonte, i njohuri i saj i largua në mënyrë të sigurtë nga Kharkiv.

Përvoja ndezi një ide dhe disa ditë më vonë – në Ditën Ndërkombëtare të Gruas – Nasko dhe shoqja e saj, Anstasiya Kuchmenko, lansuan “TerOnlyFnas”. (“Ter” është shkurtimi i mbrojtjes territoriale.)

Projekti ka një model të ngjashëm me OnlyFans, platforma sociale e bazua në abonim, që është bërë një mënyrë fitimprurëse për krijuesit e përmbajtjeve (për të rritur) për të fituar para. (Nuk ka lidhje me OnlyFans, dhe kompania nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Insider për koment.)

Por në “TerOnlyFans”, paratë shkojnë drejtpërdrejt në ushtrinë ukrainase, në vend të krijuesve. Tre muaj më vonë, grupi ka mbledhur më shumë se 700,000 dollarë, tha Nasko për Insider.

Shumica e donacioneve shkojnë për Mbrojtjen Territoriale të Ukrainës, megjithëse Nasko tha se projekti kishte dërguar gjithashtu disa para për organizatat e refugjatëve ose strehimit të kafshëve.

Që nga lansimi i faqes në internet, 35 gra dhe tre burra, shumica e të cilëve janë me bazë në Ukrainë, janë regjistruar për të dërguar fotografi tek donatorët. Vetëm 10 prej tyre kanë pasur përvojë të mëparshme me “OnlyFans”, ndërsa të tjerët i thanë Nasko-s se donin të dilnin vullnetarë për të ndihmuar Ukrainën, tha ajo.

Shumica e donatorëve janë nga Ukraina, megjithëse grupi ka marrë gjithashtu para nga njerëz në Holandë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Nasko. Donacioni më i lartë që grupi ka marrë ndonjëherë ishte një pagesë në kriptovalutë prej 2,800 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori