LAJMI I FUNDIT:

Vajtimi për krokodilin me lot të vërtetë (Foto)

Vajtimi për krokodilin me lot të vërtetë (Foto)

Krokodili më i madh i kapur ndonjëherë nga njerëzit, ka ngordhur në një liqen në jug të Filipineve, ku mbahej i rrethuar nga banorët lokalë.

Lolong, i gjatë 6.17 metra dhe me moshë rreth 50-vjeçare, ishte kapur para një viti e gjysmë, ndërkaq mediat lokale kanë njoftuar se ai ishte sëmurë pasi ka gëlltitur një litar najloni.


Para se të kapej, krokodili kishte vrarë shumë peshkatarë, mirëpo 30 burra arritën ta kapin atë pas përpjekjeve trejavëshe në Bunawan të provincës Agusan del Sur.

Që nga kapja, Lolong është shndërruar në një atraksion turistik, ndërkohë që banorët e tij janë shumë të trishtuar për këtë humbje.

“I gjithë qyteti, në fakt e gjithë provinca, po vuan. Telefonat e mi kanë cingëruar pa ndalur, sepse njerëzit dëshironin të shprehnin ngushëllimet e tyre”.

“E doja shumë atë krokodil. Na solli famë dhe para. Po mendonim për ndërtimin e një rruge të mirë që të çonte në park, pasi kishim shumë kërkesa dhe shumë turistë që na vizitonin, por tani nuk besoj se kjo do të ndodhë”, ka deklaruar kryebashkiaku Edwin Elorde. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Birrë dhe udhëtime me taksi falas për të joshur qytetarët të votojnë në qytetin indian

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Macja mbeti pa mikeshën më të mirë, reagimi i saj “thyen zemrat”

Interesante
Kalo në kategori