LAJMI I FUNDIT:

Vaji i peshkut dhe aspirina kundër dhimbjeve të artritit

Vaji i peshkut dhe aspirina kundër dhimbjeve të artritit

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit në Boston, vaji i peshkut dhe aspirina luftojnë në mënyrë efektive inflamacionin, i cili është përgjegjës për një mori sëmundjesh si ato të zemrës, kanceri, artriti, Alzheimeri.

Aspirina dhe acidet yndyrore Omega 3 njihen secila për efektin e tyre intiinflamator, por studimi thotë se kur ato merren së bashku mund të kontrollojnë përgjigjet aktive të sistemit imunitar, që lidhen me sëmundje afatgjata.

Inflamacioni i zgjatur në kohë mund të kthehet në kronik, çka çon në dëmtimin e valvuleve të zemrës dhe qelizave të trurit, duke shkaktuar goditje atak në zemër apo në tru dhe duke rritur rezistencën ndaj insulinës, që bën të shfaqet diabeti. Gjithashtu, ky inflamacion lidhet edhe me zhvillimin e kancerit. Aspirina është e njohur për përdorimin në parandalimin e infarkteve dhe goditjeve në tru, pasi hollon gjakun dhe bën më të lehtë qarkullimin e tij.


E kombinuar me acidet yndyrore Omega 3, ajo kthehet në një ilaç të vërtetë kundër artritit. Nëse për aspirinën duhet të drejtoheni në farmaci, acidet yndyrore mund t’i merrni nëpërmjet ushqimit si vaj peshku, salmon, sardele, pulë, arra, spinaq dhe yndyrat vegjetale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori