LAJMI I FUNDIT:

Uthulla e mollës dhe dobitë prej saj

Uthulla e mollës dhe dobitë prej saj

Uthulla e mollës në përbërjen e saj posedon 19 deri 22 minerale të rëndësishme për rritje, ripërtërije dhe kujdes ndaj organizmit: kalium, natrium, magnez, kalcium, fosfor, squfur, hekur. Krahas tyre posedon edhe vitaminat, E, A, B1, 82, 86, betakarotinë, bioflavonoide dhe pektinë.

Konsumimi i uthullës para shujtës ndikon në luftimin e diabetit, pastaj nxit tretje më të mirë të ushqimit, kontrollon oreksin si dhe ndikon në humbjen në peshë. Hulumtimet tregojnë se uthulla e mollës ekuilibron oreksin, forcon ndjenjën e të qenit ngopur si dhe zvogëlon ndjenjën për të konsumuar ushqim shtesë.
Uthulla ndikon që dietat të jenë më pak stresuese, ofrojnë energji si dhe ndikojnë në pastrimin komplet të organizmit.

Nëse dëshironi ta pakësoni kolesterolin, brenda ditës merrni 15 ml uthull të mollës. Besohet se pektina absorbon yndyrat dhe kolesterolin, duke i eliminuar prej organizmit.
Për uljen e shtypjes së gjakut dy herë në ditë konsumoni një lugë uthull të mollës të përzier me një lugë mjaltë.
/Telegrafi


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori