Pas shumë muajve luftime të ashpra, ushtria ukrainase edhe zyrtarisht ka njoftuar se është tërhequr nga Soledari.

Reklama

Për tërheqjen e trupave ukrainase nga Soledari, e ka konfirmuar zëdhënësi i ushtrisë Serhii Cherevati, transmeton Telegrafi.

“Pas shumë muajve luftime të ashpra, përfshirë ato në javët e fundit, forcat e armatosura të Ukrainës janë tërhequr nga Soledari duke u pozicionuar në periferi”, shtoi Cherevati për France Press.

I trashëgoi një milion dollarë, komandanti i forcave ukrainase i dhuroi për ushtrinë e vendit të tij I trashëgoi një milion dollarë, komandanti i forcave ukrainase i dhuroi për ushtrinë e vendit të tij

Kujtojmë që Soledari dhe Bakhmuti, ishin cilësuar si dy qytetet e Ukrainës, ku janë zhvilluar betejat më të përgjakshme nga fillimi i luftës në këtë vend.

E presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë sërish thirrje për dërgimin e sa më shumë armëve të rënda – me qëllim që të mund t’i kundërvihen agresionit rus.

Reklama

Ndryshe Gjermania është pajtuar me dërgimin e tankeve Loepard 2, si dhe Shtetet e Bashkuara që do të dërgojnë tanket Abrams. /Telegrafi/

Reklama