LAJMI I FUNDIT:

Ushtria ukrainase hedh në erë dronin kamikaz mbi det në Odesa

Ushtria ukrainase hedh në erë dronin kamikaz mbi det në Odesa

Pamjet e filmuara gjatë natës shfaqin momentin, kur një dron kamikaz hidhet në erë mbi det në Odesa të Ukrainës.

Forcat ajrore të Ukrainës kanë arritur të rrëzojnë tre dronë kamikazë në Odesa në mbrëmjen e të hënës, ka njoftuar zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Natalya Gumenyuk, transmeton Telegrafi.


Fillimisht ishte aktivizuar alarmi për sulm ajror, dhe më pas qytetarët në Odesa thonë se dëgjuan edhe disa shpërthime tjera.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur shndrit diçka në qiell në brigjet e Chonormorsk, ku më pas vjen deri te një shpërthim kur goditet nga një raketë.

Kujtojmë që Irani i ka dhuruar ushtrisë ruse shumë dronë kamikaz të cilët ka filluar t’i përdorë në masë të madhe kundër ukrainasve.

Madje janë publikuar pamje të shumta nga aksionet me këta dronë kamikazë, që sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, po shqyrtojnë mundësinë se si mund t’i rrëzojnë pa shkaktuar viktima në civilë. /Telegrafi/