Forcat speciale të ushtrisë ukrainase, kanë realizuar një operacion ndaj ushtarëve të Vladimir Putinit.

Ata publikuan një video ku shihen se me Javelinin amerikan hedhë në erë mjetin e blinduar të ushtrisë ruse, nga një distancë relativisht e madhe, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin kur ushtari ukrainas shkrep predhën e Javelin, dhe pas një udhëtimi disa sekondësh arrin të objektivi të cilin e shkatërron plotësisht.

Me marrjen e armëve të sofistikuara nga perëndimi siç janë sistemet raketor NAMAS, HIMARS dhe IRIS-T, ukrainasit kanë arritur të ndërrojnë rrjedhën e luftës.

Madje me këto armë i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcat pushtuese, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Reklama

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës. /Telegrafi/

Reklama