Një ushtar 21-vjeç rus është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civil të paarmatosur, që po cilësohet si gjykimi i parë për krime luftë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Vadim Shishimarin pranoi se ka qëlluar për vdekje Oleksandr Shelipov, 62-vjeç, derisa ishte brenda veturës me ushtarë tjerë rusë në fshatin Chupakhivka, vetëm katër ditë pas pushtimit, transmeton Telegrafi.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e 28 shkurtit, e procesi gjyqësor filloi në fillim të këtij muaji në gjykatën e Kievit. Sipas dokumenteve të gjykatës, 21-vjeçari ishte një nga katër ushtarët rusë që hapën zjarr.

Zelensky thotë se 100 ukrainas vdesin në çdo ditë lufte Zelensky thotë se 100 ukrainas vdesin në çdo ditë lufte

Kur arritën në Chupakhivka që gjendet rreth 200 milje në lindje të Kievit, ata panë një burrë në biçikletë që fliste në telefon. Shishimarin ishte urdhëruar nga një ushtar tjetër që ta vrasë civilin, me qëllim që të mos alarmojë autoritetet ukrainase pasi në këtë fshat ishin futur forcat ruse dhe po prisnin të fillonin një ofensivë.

Shishimarin kishte vrarë civilin që ishte pak metra larg shtëpisë, dhe qëlloi disa herë mbi të përmes dritares së veturës – duke e goditur në kokë. /Telegrafi/