LAJMI I FUNDIT:

Ushtari rus akuzohet për krime lufte, pas përgjimeve dhe pamjeve nga droni nga momenti i krimit: Vrava sot një burrë

Ushtari rus akuzohet për krime lufte, pas përgjimeve dhe pamjeve nga droni nga momenti i krimit: Vrava sot një burrë

Një ushtar rus i cili qëlloi për vdekje me armë një civil ukrainas dhe këtë sulm e filmoi droni i ushtrisë ukrainase, po akuzohet për krime luftë në mungesë nga policia ukrainase.

Dosja e provave kundër tij përfshijnë bisedat telefonike mes ushtarit, gruas dhe një mik e bisedat e tyre ishin përgjuar gjatë një hetimi disa mujor, për shkak të sulmit rus në afërsi të qytetit Izium në qershor të vitit të kaluar.


Audio-incizimi është ndarë me CNN përpara se të bëhej publik akuza, që rëndon mbi ushtarin rus në Kharkiv, transmeton Telegrafi.

Policia ukrainase ka identifikuar ushtarin rus si Klim Kerzhaev, komandant 25-vjeç nga Moska, që shërbeu në divizionin e dytë të motorizuar. Ai akuzohet për krime lufte sipas nenit 438 të kodit penal të Ukrainës.

Raketa ruse bie afër ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht – kamera amatore filmoi momentin kritik
Lexo po ashtu Raketa ruse bie afër ushtarëve ukrainas, shpëtojnë mrekullisht – kamera amatore filmoi momentin kritik

Sulmi është filmuar nga ajri nga ushtria ukrainase, që kishin nisur një njësi shpëtimi – duke vendosur një copë letër në dron në të cilën shkruante “më përcill”.

“Po e shikojmë këtë sikur të ishte në televizor, sikur një serial. Një film horror ku rusët vrasin civilët”, tha Serhii Bolvinov kreu i njësisë që po zhvillon hetimet në Kharkiv.

Në dosjen e provave është edhe biseda mes ushtarit rus dhe gruas së tij të cilës i tregon “se ka vrarë sot një burrë”, të cilin e kishte qëlluar derisa ishte brenda veturës, kurse ushtari e gjuajti nga mjeti i tij i blinduar. Për ta parë videon klikoni këtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori