LAJMI I FUNDIT:

Ushtarakja e re italiane padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit

Ushtarakja e re italiane padit forcat ajrore për dhunë ekstreme në ceremoninë e pranimit

Një kadete e re e forcave ajrore italiane ka paditur tetë rreshterët e saj për plagosje gjatë ritualit të pranimit ku u përplas me kokë ndaj krahut të aeroplanit, u godit me thupra në kurriz dhe u hodh në pishinë me rroba.

21 vjeçarja Giulia Schiff, ishte përjashtuar nga forcat ajrore pasi u ankua për abuzimet por shefat e saj ushtarakë argumentonin se arsyeja e shkarkimit ishte ‘mungesë aftësish ushtarake’.


Tashmë rreth tre vjet pas incidentit, tetë rreshterët e divizionit të 70 të forcave ajrore duhet të paraqiten në gjyq më 11 dhjetor.

Rituali i rëndë tradicional i pranimit ishte kryer në prill 2018 dhe pamjet e të ashtuquajturit ‘pagëzimi i pilotëve’ shkaktuan emërim të gjerë që prej daljes së parë në internet.

Ministrja e atëhershme italiane e mbrojtjes Elisabetta Trenta u zotua në 2019 se ‘cilido që duhet të paguajë për këtë, do ta paguajë’.

E përditshmja Corriere della Sera, shkruan se Giulia ishte regjistruar si kadete tre muaj më herët duke u zgjedhur mes rreth 2000 aplikantëve.

Në pamje ajo shihet që ngrihet peshë nga ushtarët e tjerë, të cilët më pas i përplasin kokën “me shaka” në krahun e një avioni, para se ta lëshojnë në një pishinë.

Akademia ushtarake thotë se lëshimi në pishinë është një traditë e vjetër që kryhet në fund të kursit të trajnimit.

Schiff thotë se u kthye në një person të përçmuar pas ankesës për ritualin, para se të përjashtohej në vitin 2018 me akuza mungese disipline.

Një prej gjeneralëve tha se asaj ‘i mungon disiplina, bindja … dhe sakrifica që është e nevojshme për një karrierë ushtarake,’ shkruajnë mediat italiane.

Por pas apelimit vitin e kaluar asaj i është dhënë tjetër shans stërvitjeje nga Këshilli Italian i Shtetit.

Në fillim të këtij muaji prokurori ushtarak urdhëroi paraqitjen në gjyq të tetë rreshterëve me akuza ‘krim plagosjeje personale’. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori