Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se kryetari i Francës, Emmanuel Macron, Rusisë i hap derën e Ballkanit Perëndimor me bllokimin e hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Siç njoftoi gazeta britanike ‘Expres’, Von der Leyen në fjalim për 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur të gjitha kushtet që i ka kërkuar Evropa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tani duhet ta mbajmë premtimin dhe të nisim bisedimet për anëtarësim”, tha Von der Leyen.
Ajo shtoi se nëse BE nuk hap perspektivën për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të ketë ndërhyrje nga shtetet si Kina, Rusia, Turqia apo Arabia./Telegrafi/