Uragani “Sandy”, edhe një shenjë shtesë
Allahu i Madhëruar qëkur krijoi njeriun e parë dhe e vendosi atë në Tokë, i dërgoi atij, dhe më pas pasardhësve të tij shenja, fakte e argumente të shumta, të cilat secila në vete tregon për ekzistimin e Krijuesit dhe se kjo gjithësi e ka një Zot fuqiplotë dhe absolut.
Kjo, përpos shenjave të panumërta të cilat e rrethojnë njeriun kudo që shkon. Ngase çdo gjë në këtë gjithësi dëshmon për një Zot, një Krijues. E njerëzit herë besojnë dhe i nënshtrohen vullnetit të Zotit, e herë e kundërshtojnë Atë, deri tek ideja se kjo gjithësi është krijuar vetvetiu, vazhdon të mbijetojë vetvetiu etj.
Njerëzit, kështu të ndarë në mendime e bindje të ndryshme, do të vazhdojnë të jetojnë derisa të përfundojë kjo botë, e pastaj ta shohim se kush e paska pas mirë e kush keq. Ta shohim pastaj se cila rrugë paska qenë e vërteta e cila e shtrembra, siç ka thënë Zoti për këtë:
“Thuaj: Secili është duke pritur, pra pritni edhe ju, se së shpejti do ta kuptoni se kush ishin ithtarët e rrugës së drejtë dhe kush e gjeti të vërtetën.” ( Ta Ha, 135).
Por, megjithatë Allahu vazhdon kohë pas kohe t’iu dërgojë njerëzve shenja shtesë, të cilat nuk janë të rëndomta e që tërheqin vëmendjen e njeriut dhe ia shtojnë frikën e tij, si fjala vjen tërmetet e ndryshme, vullkanet, erërat e forta, shirat e shumta etj., të cilat ka qenë dashur t’ia kujtojnë njeriut madhërinë e Zotit, fuqinë e Tij të madhe dhe pa aftësinë e njerëzve para asaj fuqie, siç ndodhi këto ditë me uraganin “Sandy” para të cilit u gjunjëzua shteti më i fortë në botë.
Nuk ka nevojë të flitet për fuqinë dhe aftësinë e Amerikës, për shtetin e cili brenda pak kohësh mund ta kallë tërë botën. Për shtetin me të zhvilluar në botë, më përparimtarin në shkencë dhe në teknologji. Por, çka mundi të bëjë përballë një stuhie të fortë e të shoqëruar me erë, shi dhe valë deti?! Përpos t’i informojë qytetarët e saj dhe t’i evakuojë një numër sa më të madh të tyre.
A mundi ta ndalë erën e fortë, a mundi ta ndalë detin, i cili gati se i përpiu gjithë banorët e Nju Jorkut?! Saqë u quajt “përbindësh”, i cili pas vete la me dhjetëra të vdekur. La pa rrymë miliona njerëz, ndërpreu, dhe thuajse bllokoi jetën e miliona qytetarëve. Ndërsa, sa për dëme materiale nuk dihet ende shifra e saktë, por ato tashmë mund të arrijnë në dhjetëra miliardë dollarë. Gjendja u vështirësua sa që presidenti amerikan shpalli gjendjen alarmante në disa shtete. E kryetari i shtetit Nju Xhersi pasi pa se çka ka ndodhur tha: “Dëmet nuk mund të parashihen”.
E gjithë bota këto ditë e kishte në fokus atë uragan duke pritur se çka do të ndodhte. Por, askush nuk dinte, e as që kishte idenë, si të ndalet ai! Nuk kishte idenë, sepse e tërë bota, besimtarë dhe ateistë, kur t’ju ndodh diç e pazakontë ndalen e kujtohen, e iu bie ndërmend se vërtetë qenka një fuqi absolute.
Nuk ka dyshim se ky uragan ishte edhe një argument shtesë se: O ju njerëz, ju sado që arrini të përparoni, sado që arrini në shkencë e teknologji etj., ju edhe më tej vazhdoni të jeni krijesa të vogla e të dobëta në krahasim me Krijuesin e juaj dhe se Ai ju ka në dorë juve dhe çdo gjë tjetër. Andaj mos u rebeloni, mos bëni keq, mos bëni zullum, mos t’ju shkojë mendja se s’ka kush çka t’ju bëjë e tjerë, e tjerë, sepse është Një lart atje, i cili sheh dhe dëgjon, dhe Ai di edhe të ndëshkojë.
Falë Allahut kaloi ai uragan, i cili u cilësua si më i rrezikshmi me dekada, por a thua çka do të ndodhte sikur ai të ishte më i vështirë, çka do të ndodhte sikur ai të zgjaste më shumë, çka do të ndodhte sikur i tërë oqeani të hallakatet e të tërbohet?! Por, mëshira e Zotit është e madhe, Ai nuk do t’i shkatërrojë njerëzit, por do t’ua kujtojë atyre se Ai është Zot, e jo njeriu, do t’ju tregojë se jeni në dorën e Tij, nën pushtetin e Tij, andaj: “Mëshironi ata që janë në tokë ju mëshiron Ai që është në qiell”, siç ka potencuar Muhamedi alejhi selam.
Natyrisht, na vjen keq për dëmet e shkaktuara, për numrin e njerëzve të vrarë e të zhdukur, por përsëri falënderojmë Allahun që përfundoi me kaq e nuk vazhdoi edhe më tej.
Allahu na ruajt nga dënimet e Tij, na mëshiroftë, na udhëzoftë e na drejtoftë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?