Site icon Telegrafi

UPZ arrin marrëveshje për punësim sezonal të studentëve në Turqi

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë turke “AYT CAREER” dhe agjencinë “Alba Berisha Consulting” në Prishtinë për realizimin e punës profesionale praktike për studentët e UPZ-së në formë të punësimit sezonal në Turqi.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UPZ-së, Ramë Vataj, Hakan Bahadir Sert nga kompania turke dhe Albana Berisha nga kompania kosovare.

Me këtë rast është bëri prezantimi i mundësive për punë, ku kanë marrë pjesë kryetari i Parlamentit Studentor Arianit Berisha dhe vartësit e tij studentë në Parlamentin Studentor dhe në njësitë akademike.

Rektori Vataj e vlerësoi lart arritjen e kësaj marrëveshje duke theksuar se kjo është një mundësi e mirë për studentët e UPZ-së që të punojnë në punë sezonale.

Ditëve në vijim do të publikohet konkursi për aplikim ku do të mësohen detaje e aplikimit./Telegrafi/

Exit mobile version