LAJMI I FUNDIT:

UNMIK-u mohon se ka të infektuar nga COVID-19 në stafin e vet

UNMIK-u mohon se ka të infektuar nga COVID-19 në stafin e vet
Foto: Ilustrim

“Një zyrtar i UNMIK-ut është i ashtuquajturi “PACIENTI ZERO” në komunat veriore të banuara kryesisht me serbë. Madje, ai mund të quhet realisht edhe njeriu i parë i infektuar me COVID-19 në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë burimi ynë nga Mitrovica e Veriut, i cili ka lidhje zyrtare me zyrën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe i njëjti i punon në një organizatë tjetër ndërkombëtare në Kosovë.

Megjithëse, një lajm i tillë nuk është konfirmuar ende, RTK do ta kërkojë qëndrimin e UNMIK-ut për këtë.


“Zyrtari në fjalë është kthyer në vendin e punës, pas një pushimi, me simptomat e COVID-19 me datën 12 mars, dhe tri ditët e para ka qenë i pranishëm në vendin e punës, mirëpo në atë kohë askush nuk e merrte seriozisht virusin këtu”, ka thënë burimi ynë.

“Madje, ai bënte shaka, duke thënë se edhe nëse është i infektuar me Corona, serbëve të Kosovës nuk u bën asgjë ky virus, sepse amerikanët u kanë bombarduar juve më herët dhe ju kanë bërë imunë me këto gjëra”, ka thënë ai, duke dashur të nënkuptojë se bëhet fjalë për një qytetar të një shteti i cili nuk është mik me SHBA-të, duke aluduar se ai është rus.

Ndërsa UNMIK-u është përgjigjur edhe në pyetjet e RTK-së për këtë duke mohuar se stafi i UNMIK-ut është i prekur nga virusi.

“Dëshirojmë t’ua bëjmë të qartë se asnjë person staf i UNMIK-ut nuk është testuar pozitiv me COVID-19”, ka thënë zyrtarja e UNMIK-ut Sanam Dolatshahi për RTK.

“Së bashku me familjen tonë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) dhe në mbarë botën, UNMIK-u po vazhdon të punojë shumë për të zbatuar mandatin dhe po operon në mbështetje të partnerëve, përfshirë këtu edhe autoritetet lokale. Sidoqoftë, ne jemi duke marrë të gjitha masat, për të siguruar që misioni ynë të mbajë një status pa COVID, duke zbatuar rregullat strikte të punuarit nga shtëpia dhe lëvizjen e kufizuar të personelit, dhe duke e vendosur çdo anëtar të stafit ne karantinë të plotë, nëse ka hasur në ndonjë rrezik të ekspozimit ndaj COVID-19,”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori