I gjithë proçesi do të kryhet në dy faza. Në fazën e parë studentët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit dhe të dërgojnë Dëftesën e Pjekurisë ose Diplomën universitare dhe dokumentacionin e nevojshëm për vizën për studim/universitet.

“Ambasada Italiane do t’u lëshojë vizën studentëve sapo të ketë marrë konfirmimin e regjistrimit prej Universitetit dhe do t’i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes ‘Albanian Courier’) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara.” përcakton udhëzimi.


Sipas udhëzimit, dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare duhet të jenë të legalizuara. Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më pas, dokumentet duhet të përkthehen në gjuhën italiane dhe të legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane dhe të legalizohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në fazën e dytë nuk do të jetë e nevojshme që studentët të paraqiten personalisht në Ambasadë: të interesuarit do të dorëzojnë në zarf dokumentacionin e nevojshëm përmes zyrës më të afërt të “Albanian Courier”, raportoi Panorama. /Telegrafi/