Manchester United thuhet se është i interesuar në transferimin e anëtarit të Tottenham Hotspurit, Christian Eriksen.

Mesfushori danez ka kontratë me Spurs deri në fund të këtij sezoni, andaj ka bërë të ditur se nuk dëshiron ta rinovojë kontratën.

Eriksen është bërë cak edhe i disa skuadrave të tjera si, Real Madrid dhe Juventus, derisa Djajtë e Kuq shpresojnë që ta transferojnë lojtarin.

Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin Reali ofron Iscon dhe Marianon për Eriksenin

Sipas Desmarque, Tottenhami është në dijeni se nëse nuk e shet lojtarin në afatin e janarit, atëherë në verë do ta humbasin me parametra zero.

Manchester United është i gatshëm që t’i ofrojë 45 milionë euro për transferimin e Eriksenit, mirëpo rivali i tyre nga Liga Premier do të shpresojë t’i marrë 60 milionë. /Telegrafi/