Site icon Telegrafi

Unitedi dhe Leicesteri me dallim të madh në vlerësimin e Maguire

Harry Maguire (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është 40 milionë funte (45 milionë euro) prapa në vlerësimin e vet për yllin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Djajtë e Kuq janë lidhur me futbollistin anglez, pasi duan ta përforcojnë fazën defensive, mirëpo oferta dhe kërkesa kanë dallim të madh.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Maguire

Leicesteri nuk planifikon ta shesë lojtarin e vet për më pak se 80 milionë funte (90 milionë euro).

Ndërsa, sipas ESPN, oferta e Unitedit është përgjysmë më e vogël dhe përfaqësuesit e klubit janë duke u përpjekur që t’i bindin bashkëbiseduesit nga pala tjetër që ta ulin çmimin.

Maguire nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare në King Power në fillim të sezonit 2018/2019, prandaj Leicesteri është në pozitë të mirë të negocimit për 22-vjeçarin. /Telegrafi/

Exit mobile version