United mendon për Biglian

Së fundmi mediat angleze kanë raportuar se Manchester United do të tentoj transferimin e mesfushorit argjentinas Lucas Biglia gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Biglia është duke luajtur stinorin e tij të dytë me Lazion dhe është pika kyçe e skuadrës italiane e cila refuzoi disa oferta për të.
Por mos pjesmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Lazio të mendoj shitjen e tij në janar, dhe United janë të gatshëm të shpenzojnë.
30 milionë euro është shuma që Louis Van Gaal do ta shpenzojë për ta pasur në radhët e veta mesfushorin argjentinas i cili më parë ka luajtur për Anderlechtin e Besnik Hasit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































