LAJMI I FUNDIT:

United forcon kreun, barazon Chelsea

United forcon kreun, barazon Chelsea

Manchester Unitedi ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Southamptonit në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Rodriguez (3’), mirëpo Wayne Rooney reagoi shpejtë për ta barazuar rezultatin (8’).

Sulmuesi anglez e përmbysi rezultatin duke shënuar edhe golin e avantazhit (28’).


Nga ana tjetër, Chelsea ka barazuar me rezultat 2-2 si mysafir i Readingut, edhe pse pati avantazh të dyfishtë deri në minutën e 87-të.

Juan Mata shënoi në pjesën e parë (45’), ndërsa Frank Lampard në të dytën (66’), por Fondre shënoi dy herë (87’ dhe 90’) për t’ua mohuar Bluve fitoren.

Manchester Unitedi ka shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë Manchester City, ndërsa Chelsea mbetet gjashtë pikë prapa pozitës së dytë. /Telegrafi/