Zyra e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) në Kosovë shpall qëllimin e saj për shitjen nëpërmjet ankandit publik të veturave të përdorura Volvo XC60 (1), Renault Fluence (3) dhe Dacia Duster (2).
– Shitja e veturave të cekura më lartë është subjekt i Kushteve për pjesëmarrje të cilat mund të mirren në lokacionin e cekur më poshtë.
– Secila veturë do t’i shitet ofertuesit më të lartë sipas parimit “ashtu si është – aty ku është“.
– Pjesëmarrja në ankandin publik është subjekt i pagesës së Tarifës/Depozitit për Regjistrim në vlerë prej 2,000 euro/veturë. Kjo tarifë është e kthyeshme për pjesëmarrësit të cilët nuk shpallen fitues.
– Ofertuesit të cilët shpallen fitues duhet të kryejnë pagesën totale në afat prej tri [3] ditësh pune nga data e ankandit publik e cekur më poshtë.
– Shitja e veturave është subjekt i “Çmimit Rezervë”. UNHCR rezervon të drejtën të mos shpallë shitjen e veturës në rast se nuk arrihet ky Çmim Rezervë gjatë ofertimit.
Ankandi publik do të mbahet të shtunën, 13 mars 2021 duke filluar nga ora 11:00 në këtë adresë: Shtëpia e Ankandeve Kosova, Ndërtesa Iliria, Prishtinë-Graçanicë, Veternik, Prishtinë, 10060, Kosovë.
Shikimi i veturave si dhe regjistrimi i pjesëmarrësve në ankand publik do të bëhet në lokacionin e lartpërmendur duke filluar nga 03 marsi 2021 nga ora 10:00 deri në 15:00 deri në ditën e ankandit publik.
Kontakti: Shtëpia e Ankandeve Kosova, + 383 45 600 050.
Për shkak të rregulloreve në fuqi lidhur me situatën pandemike, në ankand publik mund të marrin pjesë fizikisht më së shumti 110 persona. Pranimi do të bëhet sipas renditjes së pranimit të depozitit në llogarinë bankare të Shtëpisë së Ankandeve Kosova.
Më tepër informata, përfshirë këtu edhe detajet e llogarisë bankare për pagesën e depozitave mund të merren në numrin e mësipërm apo edhe duke vizituar Shtëpinë e Ankandeve Kosova në adresën e cekur më lartë.
Pjesëmarrja në ankandin publik iu lejohet të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar të cilët e paguajnë Tarifën/Depozitin e Regjistrimit, përpos stafit të UNHCR-së të cilët nuk lejohen që të marrin pjesë në këtë ankand në cilësinë e ofertuesve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi