Në tetor të këtij vitit çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta për 0,1 për qind në nivel mujor dhe për 0,2 në nivel vjetor, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tetor në krahasim me shtatorin e këtij vitit çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të ulëta në grupet “prodhimet intermediare përveç energjisë” për 0,2 për qind , “energjisë” për 0,1 për qind, “prodhimet e kapitalit” për 0,2 për qind dhe “prodhimet e paqëndrueshme për konsum të gjerë” për 0,1 për qind , ndërsa në grupin “prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë” çmimet kanë mbetur në nivel të njëjtë.
Statistika në tetor në krahasim me shtatorin ka regjistruar çmime më të ulëta të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në grupet “prodhimet intermediare përveç energjisë” për 3,3 për qind dhe në grupin ” prodhime të paqëndrueshme për konsum të gjerë” për 0,1 për qind. /Telegrafi/