Rrugëtimi i Ukrainës drejt integrimit në BE ka marrë një kthesë të re sot pas publikimit të disa fotove intime të zv.ministres së Brendshme e ngarkuar për Integrimin në BE.

24-vjeçarja Anastasia Deeva, ka qenë objekt i sulmeve të ashpra prej momentit që ajo ka marrë këtë detyrë për shkak të moshës së saj fare të re, akuza të cilat shefi i saj, i cilësoi si fanatike.


Tashmë ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov ka dalë sërish në mbrojtje të 24-vjeçares së martuar pas publikimit të fotove gjysmë të zhveshura në rrjetet sociale, përcjell TCH.

Avakov ka theksuar se fotot e publikuara janë foto private të 24-vjeçares dhe kjo nuk ka lidhje me aftësitë e saja në punë, ku ka ritheksuar se ajo është tejet e përgatitur pavarësisht moshës.

“Në kohën e sovjetikëve, ai pozicion do të mbahej nga përbindëshit e vërtetë, kurse ajo është thjesht një vajzë”, ka deklaruar Avakov.

Fotot intime të publikuara së fundmi, 24-vjeçarja i ka realizuar vite më parë kur ndodhej në fakultet.

Anastasia Deeva Anastasia Deeva

Anastasia Deeva Anastasia Deeva

Anastasia Deeva Anastasia Deeva

Anastasia Deeva Anastasia Deeva

Anastasia Deeva Anastasia Deeva

Anastasia Deeva Anastasia Deeva