Site icon Telegrafi

Ukrainasit pretendojnë se rusët gjatë tërheqjes nga Khersoni hodhën në erë urën në Kakhovka, publikojnë pamjet

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodhi shpërthimi në urën në afërsi të hidrocentralit Kakhovka.

Megjithatë, mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim dhe kush është përgjegjës për këtë veprim, transmeton Telegrafi.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq urën e cila hidhet në erë, kurse ukrainasit pretendojnë se atë e shkatërruan forcat ruse derisa po tërhiqeshin nga qyteti i çliruar i Khersonit.

Madje edhe imazhet satelitore që janë publikuar shfaqin trupat e Vladimir Putinit, duke u tërhequr nga Khersoni në lindje të brigjeve të lumit Dnipro.

Pamjet janë filmuar gjatë natës dhe tregon momentin kur një top i madh i zjarrtë krijohet dhe re të zeza tymi ngritën në qiell. /Telegrafi/

Exit mobile version