LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se pritet të ndodhin betejat më të mëdha kundër rusëve

Ukrainasit pretendojnë se pritet të ndodhin betejat më të mëdha kundër rusëve

Oleksiy Danilov, Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, ka pranuar se nuk e përjashton “ndonjë skenar në dy ose tri javët e ardhshme”, duke theksuar se “betejat kryesore akoma nuk kanë ndodhur”.

“Rusia po përgatitet për përshkallëzim maksimal. Ajo po mbledh gjithçka që është e mundur, po stërvitet. Mund të them se nuk përjashtojmë asnjë skenar në dy deri në tri javët e ardhshme”, tha Danilov, transmeton Telegrafi.


Ai shtoi se ato vende që ndihmojnë luftën e Ukrainës, kanë filluar të dërgojnë ndihmën më të madhe të mundshme.

La tenisin për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, sot ukrainasi punon si operator i dronëve përmes të cilëve hedh bomba  
Lexo po ashtu La tenisin për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse, sot ukrainasi punon si operator i dronëve përmes të cilëve hedh bomba  

“Kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë, por jam i vetëdijshëm se betejat kryesore do të vijnë dhe do të ndodhin këtë vit, brenda dy deri në tre muaj. Këta do të jenë muajt vendimtarë në luftë. Ne me siguri do të fitojmë sepse kemi mbështetjen e gjithë botës”, shtoi Danilov në një intervistë për Sky News.

Danilov nuk përjashtoi mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të tentojë një sulm tjetër nga veriu, jugu dhe lindja, siç ndodhi më 24 shkurt 2022, ndoshta edhe për të përkuar me përvjetorin.

Gjithashtu tha se ushtria ukrainase po përgatitet për të gjitha eventualitetet, dhe këtë herë ka dukshëm më shumë mbështetje nga partnerët perëndimorë si Britania e Madhe sesa 12 muaj më parë.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, shtoi se pret që rreth gjysma e më shumë se 320 mijë trupave që Rusia mobilizoi shtatorin e kaluar, të përfshihen në valën e dytë. /Telegrafi/