LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit po vazhdojnë sulmet ndaj rusëve në Krime, këshilltari i presidentit Zelensky: Kemi shkatërruar numër të madh të aeroplanëve luftarakë

Ukrainasit po vazhdojnë sulmet ndaj rusëve në Krime, këshilltari i presidentit Zelensky: Kemi shkatërruar numër të madh të aeroplanëve luftarakë

Këshilltari i presidentit ukrainas, Anton Gerashenko, pretendon se në shpërthimet e mbrëmshme në Krime janë shkatërruar një numër i madh i aeroplanëve luftarakë.

Madje Gerashenko ka publikuar imazhe satelitore për ta dëshmuar këtë. Sipas tij bëhet fjalë për bazën ajrore në Krime ku mbrëmë pati shpërthime, transmeton Telegrafi.


Në fotografi, thotë tutje Gerashenko, gjenden 24 aeroplanë luftarakë të ushtrisë ruse – 12 SU-24 M dhe 12 SU-25CM.

Rusët nuk po ndalen së ikuri nga Krimea - publikohen pamjet e kolonave të gjata të veturave
Lexo po ashtu Rusët nuk po ndalen së ikuri nga Krimea - publikohen pamjet e kolonave të gjata të veturave

“Kjo është fotografia para shpërthimit. I gëzohem shumë asaj që u shkrep më pas”, ka shkruar në profilin e tij këshilltari i Volodymyr Zelensky.

Gjatë të martës në Krime ka patur shpërthime të vazhdueshme, fillimisht ndodhi në një depo municioni dhe më pas në bazat ushtarake të rusëve.

Fillimisht askush nuk e merrte përgjegjësinë për këto sulme, por më vonë ushtria ukrainase bëri të ditur se bëhet fjalë për sulmet e një prej njësive më elitare të ushtrisë së Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Kalo në kategori