LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit përdorën sistemin raketor amerikan HIMARS, sulmuan bazën ushtarake – vriten dhjetëra ushtarë rusë

Ukrainasit përdorën sistemin raketor amerikan HIMARS, sulmuan bazën ushtarake – vriten dhjetëra ushtarë rusë

Dhjetëra ushtarë rusë humbën jetën gjatë një sulmi të ushtrisë ukrainase.

Bëhet fjalë për një bazë të modifikuar të ushtrisë ruse, e cila u godit nga sistemi artilerik me rreze të mesme të veprimi, që Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Kievit për t’u mbrojtur nga agresioni rus.


Ukraina ka njoftuar se është goditur një shkollë, që forcat ruse e përdornin në atë rajon si bazë ushtarake, transmeton Telegrafi.

Ishin ushtarët e njësisë 20-të, të forcave ruse që fillimisht ishin stacionuar në Voronez.

Presidenti ukrainas thotë se raketat ruse kanë goditur qendrën tregtare, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë në Kremenchuk
Lexo po ashtu Presidenti ukrainas thotë se raketat ruse kanë goditur qendrën tregtare, brenda të cilës gjendeshin mbi 1.000 civilë në Kremenchuk

“I gjithë personeli i stacionuar në qendrën komanduese është demilitarizuar – mbi 40 ushtarë rusë janë vrarë”, thuhet në një kumtesë të ushtrisë ukrainase.

Edhe Rusia ka pranuar se është kryer sulmi me HIMARS-in amerikan.

Në anën tjetër forcat ukrainase kanë filluar t’i përdorin në masë të madhe sistemet raketore, që Shtetet e Bashkuara ia dorëzuan pas kërkesave të shumta për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Nga sulmi i ushtrisë ruse në qendrën tregtare në Ukrainë, humbin jetën të paktën dy civilë dhe 20 tjerë lëndohen
Lexo po ashtu Nga sulmi i ushtrisë ruse në qendrën tregtare në Ukrainë, humbin jetën të paktën dy civilë dhe 20 tjerë lëndohen

Kjo edhe është arsyeja se pse pikërisht është kërkuar HIMARS që ka një precizitet të paparë, e për t’i përdorur këto sisteme raketore, pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë trajnuar jashtë vendit dhe më pas janë rikthyer për t’i përdorur.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi një HIMARS shkrep raketat duke goditur objektivat ruse në Ukrainë. E pas HIMARS-it, në Ukrainë pritet të arrijnë edhe sistemet raketore të Britanisë të njohura si M270 MLRS. /Telegrafi/