LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit paralajmërojnë sulme të reja në Krime: Do të krijojmë kaos brenda forcave ruse

Ukrainasit paralajmërojnë sulme të reja në Krime: Do të krijojmë kaos brenda forcave ruse

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak, gjatë një interviste dhënë për The Guardian ka folur për planet e ushtrisë ukrainase – duke porositur se do të ketë sulme të reja në Krime kundër forcave ruse.

Ai ndër tjera shpjegoi sesi Ukraina ka filluar kundërofensivë që ka për qëllim krijimin e kaosit brenda forcave ruse, transmeton Telegrafi.


“Po godasim linjat furnizuese thellë në territoret e okupuara. Kur bëhet fjalë për Krimenë, gjatë dy apo tri muajve të ardhshëm mund të shohim sulme të ngjashme misterioze mbi hekurudha dhe në trafikun ajror”, porositi Podolyak.

Kur bëhet fjalë për taktikën që përdor Ukraina, ai porositi se bëhet për taktikat ushtarake të shekullit XXI.

“Rusia në një farë forme ka mësuar se kundërofensiva kërkon numër të madh të njerëzve dhe lëvizje në vetëm një drejtim. Megjithatë, kundërofensiva ukrainase duket ndryshe. Ne nuk praktikojmë taktika të viteve të 60-ta apo 70-ta”, shtoi këshilltari i Volodymyr Zelensky.

Një prej qëllimeve siç tha Podolyak është ura e Krimesë që lidh këtë ishull me Federatën Ruse.

“Ura paraqet ndërtimin ilegal dhe portën kryesore për furnizim të ushtrisë ruse në Krime. Objekte të tilla duhet shkatërruar”, shtoi ai.

Në kontekstin e armatimit që po i vjen Ukrainë, ai theksoi se ndihmë e madhe po u vjen nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

“Tre sisteme raketore M270 kanë arritur nga Britania e Madhe dhe kanë premtuar edhe tre, e duhet të pranojë se janë shumë efikas. Kemi kërkuar edhe 50 apo 60 sisteme tjera raketore. I kemi 20 sisteme raketore, ku 16 prej tyre janë HIMARS nga SHBA-të”, tha ndër tjera këshilltari i presidentit ukrainas.

Megjithatë krejt në fund të bisedës ka folur për mundësinë e vazhdimisht të bisedimeve. Ndër tjera, theksoi se me rusët nuk duhet folur seriozisht derisa shteti okupator të mos pësojë humbje të mëdha në terren.

“Veshët e rusëve mbyllen vetëm kur fuqia e madhe ushtarake i godet në kokë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori